Jetojmë në një nga apartamentet e ngushta në një kompleks ndërtesash shumëkatëshe që i ofron strehë një numri familjesh të shtresës së mesme. Ama, anëtarët e familjes Felis Domestica që ju ka rënë keq në kokë për kompleksin tonë, fare mirë mund t’ja kalojnë në numër anëtarëve të Homo Sapiens. Sepse këta katërkëmbësha me thonj të kamuflueshëm, që mund të mburren për kushërinjtë e tyre të savanës luanët, tigrat, rrëqebullët dhe ocelotët, nuk ja kanë frikën askujt në zonën tonë. Popullsia në rritje e felinëve që zotërojnë nëntë shpirtra nën thonjtë e tyre i mërzit të gjithë por shumëkujt i ofron ngushëllim komik.
Këto mace kanë demarkacionet e veta të rrepta në shëtitoren tonë në lidhje me territorin. Minjtë e katit përdhes, të parë e të dytë nuk luajnë nga katet e tyre përveçse për bastisje urie brenda kuzhinave përgjatë vijave to kontrollit. Veranda është e rezervuar ekskluzivisht për të vegjlit dhe nganjëherë përdoret nga aristokratë prej Siamit të qëmotshëm për lëpirje trupi dhe banja dielli. Disa nga dacët gjejnë qoshe të rehatëshme për gjumë gurguritës në vende ku për një mace nuk ka hapësirë as për t’u tundur, siç është kabina e rojës, ku qëllon ta kenë gjetur të gjorin koleg duke dremitur. Zoti i ka dhuruar këtyre maceve dy laringje, një për gurgurimë e një tjetër për mjaullimë, kështu ca prej maceve soprano tek zona jonë i mbajnë zgjuar banorët në raste të veçanta me orkestrat e tyre të natës.
Ca nga banorët që dëshirojnë të jenë pastërtorë si mace e pispillosur acarohen kur këto mace gri jua bëjnë rrëmujë gjërat. Banorët agresivë si skifterë e ndjejnë fuqishëm se këto mace duhen dëbuar me kamxhik nëntë rripash. Ndërsa pëllumbat janë të pavendosur, në pritje për të parë nga cila anë po kërcen macja.
Epo, s’po dimë se kush do dalë ti bëjë zap macet!