Imagine dining in a European capital where you do not know the local language. The waiter speaks little English, but by hook or by crook you manage to order something on the menu that you recognise, eat and pay for. Now picture instead that, after a hike goes wrong, you emerge, starving, in an Amazonian village. The people there have no idea what to make of you. You mime chewing sounds, which they mistake for your primitive tongue. When you raise your hands to signify surrender, they think you are launching an attack.
Communicating without a shared context is hard. For example, radioactive sites must be left undisturbed for tens of thousands of years; yet, given that the English of just 1,000 years ago is now unintelligible to most of its modern speakers, agencies have struggled to create warnings to accompany nuclear waste. Committees responsible for doing so have come up with everything from towering concrete spikes, to Edvard Munch’s “The Scream”, to plants genetically modified to turn an alarming blue. None is guaranteed to be future-proof.
Some of the same people who worked on these waste-site messages have also been part of an even bigger challenge: communicating with extraterrestrial life. This is the subject of “Extraterrestrial Languages”, a new book by Daniel Oberhaus, a journalist at Wired.
Nothing is known about how extraterrestrials might take in information. A pair of plaques sent in the early 1970s with Pioneer 10 and 11, two spacecraft, show nude human beings and a rough map to find Earth—rudimentary stuff, but even that assumes aliens can see. Since such craft have no more than an infinitesimal chance of being found, radio broadcasts from Earth, travelling at the speed of light, are more likely to make contact. But just as a terrestrial radio must be tuned to the right frequency, so must the interstellar kind. How would aliens happen upon the correct one? The Pioneer plaque gives a hint in the form of a basic diagram of a hydrogen atom, the magnetic polarity of which flips at regular intervals, with a frequency of 1,420MHz. Since hydrogen is the most abundant element in the universe, the hope is that this sketch might act as a sort of telephone number. | Imagjinoni sikur jeni duke darkuar në një kryeqytet të një vendi evropian, gjuhën e të cilit ju nuk e dini. Kamarieri flet pak anglisht, por në një farë mënyre ju arrini të porosisni diçka që njihni nga menyja, darkoni dhe më pas paguani. Tani, imagjinoni sikur, pas një marshimi i cili nuk shkon si duhet, ju arrini në një fshat të amazonës, i uritur. Banorët aty as që ia kanë idenë se kush jeni apo çfarë doni. Ju, ndërkohë, bëni tinguj përtypjeje, të cilat ata i keqkuptojnë për gjuhën tënde primitive. Kur ju ngrini duart lart për të treguar se dorëzoheni, ata mendojnë se po i sulmoni. Komunikimi pa një kontekst të përbashkët është i vështirë. Për shembull, zonat radioaktive nuk duhen trazuar për dhjetra mijera vjet; e megjithatë, duke qenë se Anglishtja që flitej 1000 vjet më parë është tani e pakuptueshme për shumë nga folësit e saj të sotëm, agjencitë e ambjentit kanë hasur vështirësi në krijimin e shenjave paralajmëruese për mbetjet bërthamore. Komitetet përgjegjëse për këtë kanë ideuar gjithçka, nga kullat e larta prej betoni, “Ulërima” e Edvard Munch, e deri te bimët e modifikuara gjenetikisht për t’u shndërruar në një blu alarmuse. Asnjëra prej tyre nuk garanton rezistencë ndaj ndryshimeve të së ardhmes. Disa nga njerëzit që punuan në krijimin e këtyre mesazheve për vendgrumbullimet e mbetjeve kanë qenë, gjithashtu, pjesë e një sfide akoma më të madhe: komunikimi me jetën jashtëtokësore. Ky është subjekti i librit “Gjuhë Jashtëtokësore”, nga Daniel Oberhaus, gazetar i revistës Wired. Asgjë nuk dihet rreth mënyrës se si jashtëtokësorët mund të kuptojnë informacionin. Dy pllaka të dërguara në vitet 1970 në bordin e anijeve kozmike Pioneer 10 dhe 11, shfaqin qënie njerëzore të zhveshura dhe një hartë që tregon me përafërsi Tokën – gjëra bazike, të cilat gjithsesi marrin si të mirëqenë aftësine e alienëve për të parë. Duke qenë se këto mjete kanë një mundësi të papërfillshme për t’u gjetur, transmetimet radio nga Toka, të cilat udhëtojnë me shpejtësinë e dritës, kanë më shumë gjasa për të rënë në kontakt me qenie të tjera. Por, ashtu siç radioja tokësore duhet sintonizuar në frekuencën e duhur, edhe radioja jashtëtokësore duhet të jetë në të njëjtën frekuencë. E si do të mund të arrihej kjo? Pllaka e anijes Pioneer jep një ndihmë në formën e një diagrame të thjeshtë të një atomi hidrogjeni, polariteti magnetik i të cilit ndryshon në intervale të rregullta me frekuencë 1,420Mhz. Duke qenë se hidrogjeni është elementi më i bollshëm në univers, shpresa mbetet që kjo skicë të luajë rolin e një numri telefoni. |